Stresit nuk i del e keqja me Xhulin! Këtë herë kërkon ndihmën e publikut për ta 'ndëshkuar' atë

Stresit nuk i del e keqja me Xhulin! Këtë herë kërkon ndihmën e publikut për ta 'ndëshkuar' atë

12:43, 29/12/2022
A+ Aa A-

Sherri midis Stresit dhe Xhuli Nurës duket se vetëm sapo ka nisur.

Ata patën një përballje të ashpër në natën Prime të së hënës, ku reperi i njohur hodhi disa akuza në drejtim të saj.

Por, nuk mbaron me kaq. Së fundmi në një bisedë me Edon Shilekun, Stresi është shprehur se në atë shtëpi mund të qëndrojë ose ai ose Xhuli. Dhe për këtë i ka kërkuar publikut të vendosë.

“Të premten ajo do të përballet me gjithë Shqipërinë për punën e këpurdhave, këtë të dish. Edon është shumë e rëndë për ta bërë atë me t’i thënë gjërat që të helmojnë, që të bëjnë keq. Nuk është problem, këtë të premte shkon ndryshe puna. Këtë të premte dikush do të dalë dhe ishalla largohet, ai nuk që nuk e meriton do të ikë”, thotë ai.

“Kisha pasur dëshirë të jem ose unë ose ajo. Nëse doni sinqeritet. Tani e vendos publiku. Mua më bëj çfarëdo testi nuk dal prej Arkimedit”, tha më tej reperi.

Më herët Stresi e quajti Xhulin “gënjeshtaren më të madhe”, teksa iu rikthye përsëri qëndrimit në hotel përpara se të futeshin në “BBV.”

“Personi i përbashkët që e njohim, mashkull është. Ja ku e ke gënjeshtaren më të madhe në shqiptari. A ka mundësi të verifikoni datën 5 në dhomën e filanes a kam ndenjur 4 orë. Nëse jam mashtrues e vë dorën në Kuran e në besë të shqiptarëve, unë dal nga “BBV” nëse është e vërtetë ajo që thotë kjo”- u shpreh Stresi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco