Michelle Obama: Nuk mund ta duroja për 10 vite bashkëshortin tim

Michelle Obama: Nuk mund ta duroja për 10 vite bashkëshortin tim

08:49, 29/12/2022
A+ Aa A-

Michelle Obama ka zbuluar se ajo 'nuk mund ta duronte' bashkëshortin Barack kur fëmijët e tyre ishin të vegjël.

Ish-Zonja e Parë, 58 vjeçe, i quajti gjithashtu dy vajzat e saj, Sasha dhe Malia, si 'terroriste' kur ishin të vogla.

Ajo pretendoi se ata kanë pasur vështirësi pasi të dy po përpiqeshin të 'përparonin në karrierën e tyre' – me burrin e saj që do të bëhej president.

Michelle bëri pretendimet për marrëdhënien e saj me Barack, 61 vjeç, ndërsa promovonte librin e saj të ri 'The Light we Carry.'

Duke folur për Revolt në fillim të dhjetorit, ajo tha:

"Njerëzit mendojnë se po tregohem e keqe duke thënë këtë: se për 10 vite nuk mund ta duroja burrin tim.

'Dhe kur ndodhi? Kur fëmijë ishin të vegjël. '

"Për 10 vjet, ndërsa ne po përpiqeshim të ndërtonim karrierën tonë dhe po shqetësohemi për shkollën dhe çfarë do të bënim, unë thashë, "Argh, kjo nuk është e njejtë".

'Martesa nuk është 50/50, kurrë. Ka raste që unë jam 70, ai është 30. Ka raste që ai është 60, unë  40. Por mendojeni, dhjetë vjet.'

"Ne jemi të martuar për 30 vite. Unë do të merrja 10 vite të këqija ndaj 30 viteve - kjo është se si e shikon. Njerëzit heqin dorë për pesë vjet, nuk durojnë dot'.

Malia, 24 vjeç dhe Sasha, 21 vjeç, ishin shtatë dhe 10 vjeç kur familja e tyre u transferua në Shtëpinë e Bardhë pas disa vitesh fushate elektorale.

Michelle gjithashtu i përshkroi dy vajzat e saj si 'terroriste', kur ato ishin të vogla - duke thënë se 'kishin kërkesa'.

Ajo shtoi: 'Fëmijët e vegjël, ata janë terroristë. Ata kanë kërkesa. Ata nuk flasin. Ata janë komunikues të dobët. Ata qajnë gjatë gjithë kohës. 

'Ata janë të paarsyeshëm. Dhe ju i doni ata. Dhe kështu nuk mund t'i fajësoni ata, apo jo? … Kështu që ju e ktheni zemërimin kundër njëri-tjetrit.'

Barack dhe Michelle u takuan në një firmë ligjore në Çikago në vitin 1989.

 

Pasuria e tyre neto tani thuhet se është rreth 70 milionë dollarë.

Një marrëveshje për kujtimet e tyre në 2017 thuhet se pagoi 65 milionë dollarë, ndërsa marrëveshja e tyre me Netflix u vlerësua të ishte rreth 50 milionë dollarë.

Michelle shtoi se, pavarësisht dallimeve të tyre, ajo gjithmonë e respektonte burrin e saj. 

Ajo shtoi: “Dua të them, mund të jesh e zemëruar me të, por e shikon dhe thua akoma: “Nuk jam e lumtur me ty, por të respektoj. Nuk jam dakord me ty, por ti je akoma një person i sjellshëm dhe i zgjuar?

"Ndjenjat do të ndryshojnë me kalimin e kohës."

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco