Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Vetëm për show? Ja si e shohin lidhjen e tyre në 'BBVK' Getinjo dhe Vivien

Vetëm për show? Ja si e shohin lidhjen e tyre në 'BBVK' Getinjo dhe Vivien

13:57, 27/12/2022
A+ Aa A-

Zënkat dhe pajtimet janë pjesë e një lidhje dhe këtë nuk e shmang dot askush. Vivien Thano dhe Getinjo disa ditë më parë përjetuan zënkën e tyre të parë në çift, mirëpo nuk zgjati shumë.

Dyshja nuk ndejtën dot shumë gjatë larg njëri-tjetrit. Së fundmi në “prime-in” e mbrëmshëm Getinjo dhe Vivi janë vënë përballë kësaj situate duke u pyetur se si do të vazhdojë më tej lidhja e tyre.

E siç funksionon zakonisht sidomos në formate të tilla, asgjë nuk planifikohet dhe dyshja i kanë lënë gjërat të rrjedhin vetë.

“Ishte një grricje, por u sqaruam. Akoma nuk e dimë ku jemi. Ndoshta jemi nxituar, ndoshta jo dhe e kemi lënë njëri-tjetrin të rrjedhë vetë. Të dalë ku të dalë,”-u shpreh Getinjo.

Po përse ata u zunë më herët?

Arsyeja e zënkës së fundit ishte krevati që prej ditësh kanë fjetur së bashku. Getinjo i ka kërkuar Vivit të largohet nga shtrati i tij pasi nuk do të flejë më me të.

Ish-konkurrentja e “Love Story” nuk e ka pritur fare mirë këtë reagim të reperit, duke i thënë se nuk dëshiron të largohet. Kjo nuk është zënka e vetme midis dyshes.

Zënka e parë kujtojmë që nisi nga një shaka e Getinjos ndaj Vivien, e cila kërkoi ujë me vitamina. Në formë batute Getinjo i përmendi “vitaminën D”, por Vivieni e kishte gati një përgjigje të ashpër.

“S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo. Kjo ndezi një diskutim mes tyre, ku Getinjoi fillimisht sqaroi se komenti i tij ishte në sensin e shakasë dhe se qëllimi i tij ishte vetëm ta bënte Vivienin të qeshë. Më tej ai it ha se nuk i pëlqeu aspak përgjigja e saj dhe se nuk ishte diçka që mund t’i thuhej atij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco