Ish e fejuara e Ledianit ka qenë fanse e Elhaidës në 'DWTS', ky koment e tregon qartë

Ish e fejuara e Ledianit ka qenë fanse e Elhaidës në 'DWTS', ky koment e tregon qartë

13:13, 27/12/2022
A+ Aa A-

Një puthje midis Ledianit dhe Elhaida Danit foli më shumë se çdo fjalë. Këngëtarja e njohur dhe balerini i saj në “Dancing With The Stars” përpos partnerë në skenë në këtë spektakël tanimë janë edhe partnerë në jetë.

Mirëpo aq sa puthja e tyre para të gjithëve, bëri bujë të madhe edhe fakti që balerini në fillim në “DWTS” ishte parë me një unazë fejese në gisht.

Pas bërjes publike të romancës me Elhaidën, doli në dritë edhe fakti që ai prej vitesh ka qenë i fejuar me një bionde simpatike të quajtur Ditjona Bora, lidhje e cila nuk ka shumë që ka përfundur.

Ndonëse arsyet e ndarjes nuk janë bërë kurrë të ditura.

Por, e dinit ju që në fillim të spektaklit rreth (8 javë më parë) ish e dashura e balerinit ka qenë një fanse e Ledianit dhe Elhaidës në këtë spektakël?

Madje Ditjona edhe ka lënë një koment në një nga videot e Elhaidës në atë kohë. “Artista,”-shkruante Bora shoqëruar me disa duartrokitje.

Image

Sot nuk jemi të sigurt nëse Ditjona vazhdon të jetë një fanse e ish-partnerit të saj dhe Elhaidës si konkurrentë në program.

Ndërkohë kujtojmë që çifti më i ri kanë kaluar natën e Krishtlindjeve pranë familjes së Elhaidës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco