Kejvina zbulon një episod nga e kaluara e saj në shtëpinë e 'BBV Albania'

Kejvina zbulon një episod nga e kaluara e saj në shtëpinë e 'BBV Albania'

15:19, 26/12/2022
A+ Aa A-

Modelja e njohur, Kejvina Kthella është tashmë pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Së fundmi, bukuroshja e ekranit ka zbuluar një histori që i ka ndodhur kur ka qenë në klasë të shtatë.

Ajo ka treguar se ka braktisur shkollën ditën e Pavarësisë, duke u organizuar me shokët dhe shoqet e klasës. Mirëpo, menjëherë shkolla ka telefonuar prindërit e saj.

Jo vetëm kaq por Kejvina ka treguar edhe momentin kur babai e ka goditur me një shuplakë në fytyrë.

 “Isha shumë larg. Çerek ore larg nga shtëpia dhe nuk kisha mundësi as të kisha lek me vete, të paguaja ndonjë taksi. I them babit që nuk jam në shkollë. Vjen më merr dhe deri te shtëpia mendoja se gjithçka është në rregull. Pastaj aty kam ngrënë shpullë nga babi për herë të parë. Nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë”, ka rrëfyer ndër të tjera Kejvina.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, më herët ajo shprehu dëshirën për ta provuar BBV Albania si eksperiencë. Ajo theksoi se publiku njeh shumë pak nga karakteri dhe personaliteti i saj, edhe si pasojë do të donte ta njihnin më shumë natyrën e saj sociale.

“Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë. Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jem me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”,-shtoi Kthella.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco