Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

KAFE SHQETO/ 'Gaz Paja s’më bën për të qeshur, por ka dhe të tjerë', ja deklarata e komedianit të njohur

KAFE SHQETO/ 'Gaz Paja s’më bën për të qeshur, por ka dhe të tjerë', ja deklarata e komedianit të njohur

14:34, 22/12/2022
A+ Aa A-

I ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, ‘Kafe Shqeto’ ishte komiku më i ri i Tiranës Uljard Bërdica.

Ai tregoi se prej disa kohësh e ka lënë disi anash profesionin e tij të inxhinierisë elektronike dhe i është përkushtuar më shumë ‘Stand-up komedi’. Sipas tij, disa prej aktorëve shqiptarë të angazhuar edhe në disiplina të tjera e kanë lënë pas botën e aktrimit dhe nuk e bëjnë më për të qeshur publikun.

Sipas tij, cili është një nga komedianët më ‘të dobët’ të botës së artit në vendin tonë i cili nuk e bën për të qeshur?

“Për të bërë komedi duhet t’i bësh njerëzit për të qeshur, pasi për të qarë është e thjeshtë, fundja jetojmë në Shqipëri dhe mjafton të zgjohemi në mëngjes. Ka shumë aktorë  që nuk më bëjnë për të qeshur dhe shpesh njerëzit mendojnë se ndonjëherë nuk i kuptoj emocionet njerëzore, p.sh Gaz Paja është njëri prej tyre. Nuk më duket ‘funny’ pasi detyra e një komediani është të mos ketë limite se më kë bën shaka edhe kë përdor për shakatë e veta. Nëse je i destinuar për të pasur një karrierë politike këtë shumë e vështirë të jesh komedian.Ish-mbeti i komedianëve sipas meje është Ermal Mamaqi i cili tashmë nuk bën më komedi. Nga ai jam frymëzuar që të bëj komedi dhe kur e pashë që ai u bë edhe shkrimtar, mendova që gjithkush mund të arrijë qëllimet e tij.

Klea Sula/ syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco