'Isha në gjendje të rëndë emocionale', Melisa e përshkruan vitin 2022 vetëm me një fjalë

'Isha në gjendje të rëndë emocionale', Melisa e përshkruan vitin 2022 vetëm me një fjalë

10:45, 20/12/2022
A+ Aa A-

Melisa Lleshi ka thënë së fundmi për “Dance Albania” se viti 2022 për të ka qenë shumë i vështirë. Ndër të tjera, ajo ka treguar se ka patur një gjendje emocionale të rëndë teksa ka qenë pjesëmarrëse e kompeticionit të kërcimit.

“Kur rri, rri e mendoj jemi në gjysmëfinale. E kujtoj ditën që mora telefonatën që do jem pjesë e Dance-it erdhi në një moment shumë deciziv të jetës sime. Isha në gjendje shumë të rëndë emocionalisht, tepër. 2022-shi për mua ka qenë një vit i tmerrshëm”, tha ajo

“Kam parë një video një ditë që thoshte se janë 5 persona që të shkatërrojnë jetën. Janë ata që të përdorin, ata që ankohen gjatë gjithë kohës, ata që të fajësojnë, ata që konkurrojnë gjithmonë me ty pa qenë nevoja dhe ata që abuzojnë me ty në çfarë do lloj mënyre. Dhe fatkeqësisht dhe fatmirësisht unë kam gjetur 5 persona të ndryshëm me 5 veti dhe një person të vetëm me të pesta vetitë. Fillova të shkruaja shumë dhe sërish zgjohesha në mëngjes dhe thoja më duhet diçka, duhet të dal nga kjo gjëja. Dance më ka ndihmuar shumë, qoftë edhe tek pjesa e aktivitetit fizik, qoftë edhe e të dalurit nga monotonia.” -vijoi më tej Melisa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco