Dojna Mema kujton me mall babain e ndjerë, moderatorja shpreh pengun saj: Do të doja ta kishe mbajtur në krahë…

Dojna Mema kujton me mall babain e ndjerë, moderatorja shpreh pengun saj: Do të doja ta kishe mbajtur në krahë…

12:57, 03/12/2022
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur, Dojna Mema është bërë nostalgjike ditën e sotme duke kujtuar në një foto të atin e saj të ndjerë.

Dojna publikoi në Instagramin e saj një foto kur ka qenë fëmijë me babain e saj, i cili e mban në krahë. Krahas imazhit moderatorja i ka dedikuar dhe disa fjalë të ndjera ku shprehet se do të donte që t’i kishte mbajtur njëherë në krahë djalin e saj Nolan Sol.

“Sa do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë Nolan Sol, por ndoshta ti e ke bërë përpara ne të gjithëve. Përgjithmonë goca jote bab”, ka shkruar moderatorja.

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata mirëpritën në jetë më 20 gusht fëmijën e tyre të parë. Çifti u bënë prindër të një djali të cilit ia vendosën emrin Nolan Sol Sata.

Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, Dojna është mjaft aktive në rrjetet socile, duke ndarë momentet më të ëmbla me të birin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco