'Kalova faza të vështira'/ Rrëfehet Evis Mula: Ja si më pranoi Dritan Hoxha në punë

20:51, 26/11/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja dhe sopranoja e njohur Evis Mula është padyshim një ndër artistet më të njohura të operas.  Ajo është rikthyer pas një kohe të gjatë pauze në muzikë.

E ftuar në emisionin “Të Harruarit” me Hilda Gorricën në Syri Tv,  Evis Mula ka treguar të gjitha sakrificat dhe mundimet që i është dashur të bëjë për të ndjekur ëndrrën e saj. Ajo shprehet ka kaluar disa faza filtrash për të arritur të marrë protagonizmin e ‘Top Fest’.

Si mendon, unë kam shkuar edhe më kanë dhënë direkt mikrofonin edhe kanë thënë drejto? Jo, absolutisht. Unë bëra një audicion. Më lajmëruan e më thanë që në këtë datë të presim edhe shkova . Më thonë bëj një hapje, mendo një hapje sesi mund të çelet një program televiziv.

Ti mendon se un mjaftova thjesht me një hapje? Unë kam marrë mbarë të gjithë personazhet. Mbah mend që ishte Bojken Lako dhe Aldon Lipe të cilët ishin dy personazhet që po më qëndronin dhe po më filmonin dhe unë kam ironizuar edhe kam bërë ça më ka ardhur ndërmend.

Aty kuptoj që forca e talentit është një gjë që të vjen në ato momente, është një këmban e cila buçet fortë brenda teje. Pas gjysmë ore mbasi kam mbaruar edicionin jam kthyer në shtëpi, më ka marrë në telefon Aldon Lipe dhe më ka thënë ‘Evis, Tani të ka pëlqyer jashtë mase dhe do që ti të jesh prezantuesja e ‘Top Festit’” u shpreh Mula

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco