Pjesmarrja në Kënga Magjike, flet Irma Libohova: Nuk kam hyrë për…

Pjesmarrja në Kënga Magjike, flet Irma Libohova: Nuk kam hyrë për…

11:40, 26/11/2022
A+ Aa A-

Irma Libohova ishte e ftuar  në ‘Abc e Pasdites’ ku foli për këngën me të cilën merr pjesë në ‘Këngën Magjike’ këtë vit.

Kënga “E jona”  sjell sërish në garë Irmën, edhe pse vetë ajo nuk e konsideroj të tillë nuk kam hyrë për garë, dhe nuk e kam ndjesinë e garës, unë i kam marrë rekordet e mia, i kam marrë çmimet e mia.  Këtu misioni im është kryer, një çmim honorifik do isha shumë e lumtur nëse do ta kisha.

Çmimi im është çmimi i njerëzve, festivali ka shpesh diskutime për pikët mes këngëtarëve.

Vet Irma si do të votoj? Prioritet në vlerësimin tim do të ketë kënga, e para edhe interpretimi. Do vlerësoj për nivelin. Teksa u fol për tregun muzikor Irma ngre shqetësimin për të ardhmen duke thënë: “A do na duhet më zëri? Nuk e di si do shkojmë së shpejti, a do na nevojitet më zëri për të kënduar.” Sipas saj, ka më shumë prurje se sa konsum. Në mesin e melodive të repertorit të saj pranoi se kënga e saj më e mirë është “Gjethe Shtatori”.

Irma Libohova do të futet në finalen e madhe të Këngës Magjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco