6 vite pa Ergin/ Barbana Dini bën dedikimin rrëqethës për vëllain e ndjerë: Dhimbja është çdo ditë

6 vite pa Ergin/ Barbana Dini bën dedikimin rrëqethës për vëllain e ndjerë: Dhimbja është çdo ditë

09:06, 22/11/2022
A+ Aa A-

Gjashtë vite më parë, vdekja e këngëtarit të njohur Ergi Dini tronditi mbarë opinion publik.

Këngëtari humbi jetën nga një aksident me motor, ku ishte bashkë me mikun e tij, i cili po gjithashtu nuk mundi të mbijetonte.

Motra e tij, këngëtarja Barbana Dini shpeshherë e kujton të vëllanë me postimet e ndjera që bën në rrjetet sociale.

Edhe ditën e sotme, 6 vite nga vdekja e tij, artistja i ka dedikuar fjalët prekëse vëllait të saj, ku shprehet se i mungon pafund dhe se asgjë nuk do mund t’i mbushë boshllëkun që ai i ka lënë.

“Nese do me pyesnin cila eshte dita me e keqe e jetes time,do thoja eshte pikerisht kjo date!Dita kur ti ike nga kjo jete,padrejtesisht!Kane kaluar 6 vite,kur e mendoj me duket si dje sepse dhimbja eshte cdo dite e njejte,aty,dhe vetem shtohet!Nga ana tjeter kane kaluar 6 vite dhe me duken sikur kam 600 vite mbi supe!Dhimbje,mall dhe boshllek pafund!Ikja jote eshte ajo gje per te cilen nuk gjeta,as nuk do gjej dot kurre ngushellim dhe kjo ma ben shpirtin copash cdo dite!Sa gjera do doja te ndaja me ty…nuk kam fjale,nuk di ta pershkruaj cfare ndjej,vetem di qe eshte gjeja me e veshtire qe njeriu mund te provoje!

Pusho ne paqe engjelli im,brenga ime me e madhe!Je aty ne cdo mendim timin cdo mengjes kur zgjohem dhe cdo mbremje kur shtrihem te fle!”- shkroi këngëtarja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco