Kris Jenner pozon për herë të parë në kopertinën e revistës 'Vogue'

Kris Jenner pozon për herë të parë në kopertinën e revistës 'Vogue'

15:44, 15/11/2022
A+ Aa A-

Kris Jenner ka pozuar për herë të parë për revistën prestigjoze “Vogue” në moshën 66-vjeçare.

Image

Milionerja u pa në kopertinën e Vogue Çekosllovakia, e njohur ndryshe si Vogue CS . Ajo dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të zi, rrathë të mëdhenj në kyçet e dorës.

Image

“Është një nder i madh të jesh në kopertinën e dhjetorit të Vogue CS Leaders Issue!”- ka shkruar ylli i The Kardashians në Instagram.

Ky është hera e parë që Kris pozon për Vogue. Të gjithë fëmijët e saj – përveç Khloe Kardashian, janë shfaqur tashmë në kopertinën e revistës prestigjoze.

Kendall ka qenë shumë herë në kopertinën e Vogue që kur filloi të punonte si modele profesioniste në adoleshencë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco