Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kjo këngëtare e njohur i tha jo 'BBV Kosova' pasi vuan nga klaustrofobia

Kjo këngëtare e njohur i tha jo 'BBV Kosova' pasi vuan nga klaustrofobia

14:34, 15/11/2022
A+ Aa A-

Engjëllusha Salihu ose e njohur për publikun shqiptar si vajza e këngëtares së muzikës popullore Shyhrete Behlulit, në një intervistë së fundmi i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother Vip Kosova.”

Teksa ka refuzuar të jetë pjesë e reality-show-t ajo ka rrëfyer një arsyje të padëgjuar deri më tani.

Ndërkohë po i përgjigjej 50 pyetjeve të “Prive-së”, këngëtarja tregoi mbi frikën e saj më të madhe e cila është klaustrofobia.

Engji u shpreh ndër të tjera se ndonëse mundet ta menaxhojë, qëndrimi për shumë kohë në një vend të mbyllur do t’i shkaktonte shumë probleme.

“Frika nga vendet e ngushta që nuk mundem me funksionuar lirisht. Jo nuk mundem. Veç kur e di që nuk mund të dal kur dua unë më kap paniku,”-shtoi Salihu.

Kujtojmë që prej kohësh Engjëllusha është bërë pjesë e tregut tonë muzikor, duke ndjekur hapat e mamasë së saj. Ajo së bashku me Shyhreten kanë bashkëpunuar në shumë projekte të muzikës popullore.

Ndërsa përsa i përket “Big Brother Vip Kosova”, teksa prej muajsh përflitet data e fillimit të këtij spektakli, akoma nuk ka diçka zyrtare.

Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-show të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.

Ditën e sotme, moderatorët e emisionit kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale një njoftim, sipas të cilit thuhet se gjatë ditës së sotme (15 nëntor) do të konfirmohet edhe data e fillimit të “BBVK”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco