Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Ka ndërruar jetë aktori Kevin Conroy, zëri i famshëm i Batman-it nga seriali i animuar

Ka ndërruar jetë aktori Kevin Conroy, zëri i famshëm i Batman-it nga seriali i animuar

10:50, 15/11/2022
A+ Aa A-

Kevin Conroy, aktori më i njohur për zërin e Batman në serialin e animuar për atë superhero, ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Siç shkruan The Guardian, Conroy vdiq nga kanceri.

Ai e bëri zërin e Batman-it në serialin e animuar të Warner Bros, që u shfaq nga viti 1992 deri në 1996, së bashku me Mark Hamill që bëri zërin e Joker.

Pas kësaj, ai ia dha zërin heroit Gotham në 15 filma, 400 episode televizive dhe një duzinë videolojëra, duke përfshirë Batman:Arkham dhe Injustice.

Në tetë dekadat e ekzistencës së Batman-it, askush nuk e ka portretizuar atë aq herë sa Kevin Conroy.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco