Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Hiq dorë nga intrigat, jeto lirshëm'! Për çfarë debatuan kësaj here Iliri dhe Visjani?

'Hiq dorë nga intrigat, jeto lirshëm'! Për çfarë debatuan kësaj here Iliri dhe Visjani?

09:40, 15/11/2022
A+ Aa A-

Mes Visjan Ukcenajt dhe Ilir Shaqirit vazhdojnë ironitë në “Dance Albania”. Edhe së fundmi, ata janë ‘kapur’ me njëri-tjetrin.

Shkak kësaj here u bë një incident ku balerina Marjana u rrëzua në provat gjenerale

Visjani tha se askush nuk shkoi ta ndihmonte, përveç Klaudia Pepës. Mirëpo, këtu lindi edhe një debat mes Ilirit dhe Visjanit, ku kryetari i jutisë tha se aktori është një ‘partner kamikaz’

“Unë habitem si ti gjithmonë kërkon të gjesh fajet tek tjetri. Për një problem që ti pate në skenë dhe që unë e pashë shumë mirë, e kuptova gravitetin, rrezishmërinë dhe e pashë shumë qartë mënyrën se si ra Marjana, që nga sipër dhe deri poshtë dhe e pashë që nuk ishte një diçka, kishte nevojë të ngrihej, gjithë studio për të të ardhur në ndihmë, në këtë rast Marjanës dhe për të ngushëlluar ty, si partner kamikaz që je. Sepse siç tha Ermali, nuk kërcehet me beretë (kapele)”-tha Iliri

”Kujdes se do vij dhe do të shpërthej aty pastaj. U rrëzova dhe unë bashkë me Marjanën. Hiq dorë nga intrigat, s’ka nevojë, jeto i lirshëm, ne kemi ardhur për qejf këtu. Ti e ke nxjerr në rrjet social o Ilir. E ke nxjerr në rrjet social dhe thua thërrisni ambulancën me ironi”, vijoi Visjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco