Çfarë po ndodh mes tyre? Atdhe Xharavina bën komentin e papritur për Beatrix Ramosajn

Çfarë po ndodh mes tyre? Atdhe Xharavina bën komentin e papritur për Beatrix Ramosajn

11:24, 11/11/2022
A+ Aa A-

Pasi shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet me deklaratat vazhdueshme ndaj Bora Zemanit, ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ Atdhe Xharavina duket se tani ka kthyer sytë nga Beatrix Ramosaj.

Image

Në të njëjtën ditë kur Bora dhe Donald konfirmuan rikthimin e tyre, u vu re komenti i ish-konkurrentit  në foton e Beatrix ku shfaqet në ‘Sunny Hill’. “O yll bote” i shkroi ai, teksa këngëtarja ia ktheu me emojin e një zemre të bardhë.

Image

Fill pas kësaj, Atdheu teksa ishte i ftuar në ‘D-night’ tha fjalët më të mira për Beatrix Ramosajn. “Beatrix është yll, është shumë e bukur. Dhe përveç kësaj, ka super stil. Vishet shumë bukur. Mua për vete më pëlqen. Te BBV kam vënë re një gjë te Beatrix se që kur është zgjuar në mëngjes dhe kur ka fjetur në darkë vonë, ka qenë super e bukur. E kam shumë shoqe. Më vjen keq nga mami i Beatrix ndaj nëse do dilja në darkë me të, do ishte darkë miqësore”-u shpreh ai.

Së fundmi ish-konkurrenti ka komentuar sërish në foton e fundit të këngëtares ku shfaqet provokuese me një kostum sportiv.

 “Shumë xixëllushëm a edhe me tuta do ju tregosh çfarë është stili?”- shkruan Atdheu duke lënë të nënkuptojë se komenti ishte dhe një thumb ndaj dikujt.

Kurse Trixa iu përgjigj vetëm me disa emoji.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco