Kush është 25 vjeçarja që i ka vjedhur zemrën mashkullit më seksi në botë, Chris Evans?

Kush është 25 vjeçarja që i ka vjedhur zemrën mashkullit më seksi në botë, Chris Evans?

09:35, 11/11/2022
A+ Aa A-

Mashkulli më seksi në botë, Chris Evans është plotësisht i dashuruar. Aktori i “Lightyear” është në lidhje me aktoren portugeze Alba Baptista prej më shumë se një viti dhe lidhja e tyre është serioze.

“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij të gjithë e adhurojnë atë,”-u shpreh një burim për “PEOPLE”.

Po kush është bukuroshja që ia ka vjedhur zemrën Evans?

Baptista, 25 vjeç, luajti këtë vit në filmin e “Ms. Harris Goes to Paris”. Ajo flet pesë gjuhë të huaja dhe është vajza e një inxhinieri dhe një përkthyesje. Në vitin 2018, ajo bëri një punë të gjerë humanitare në një jetimore në Kamboxhia duke u fokusuar në arsim. Vitin e kaluar, Alba fitoi çmimin “Shooting Star” në Festivalin e Filmit në Berlin.

Image

Këtë javë, Evans u emërua mashkulli më seksi i vitit 2022 nga revista “PEOPLE”. Në kopertinën e revistës u shpreh se ai ndihej “shumë i kënaqur” me jetën tani, i fokusuar në ekuilibrin punë-jetë personale dhe duke kaluar sa më shumë kohë me të dashurit e tij.

“Kjo është absolutisht diçka që dua: gruan, fëmijët, ndërtimin e një familjeje”, shtoi Evans. “Kur lexoni për shumicën e artistëve më të mirë, qofshin aktorë, piktorë, shkrimtarë, shumica prej tyre pranojnë se nuk ishte puna që ata bërë për të cilën ata janë më krenarë, ishte për marrëdhëniet; familjet që krijuan, dashuria që gjetën, dashuria që ndanë”.

“Pra, është diçka që e kam kuptuar me moshë. Këto gjëra janë më të rëndësishmet,” tha ai. “Më pëlqen ideja e traditës dhe ceremonisë.”

Mashkulli më seksi në botë, modestisht pranoi që përgjatë viteve është shëndrruar në një partner më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco