Vëllezërit Prifti tregojnë sherrin e ndodhur në Korçë: I gjuajtëm me mikrofon...

Vëllezërit Prifti tregojnë sherrin e ndodhur në Korçë: I gjuajtëm me mikrofon...

09:58, 09/11/2022
A+ Aa A-

Endri dhe Stefi Prifti kanë treguar se njëherë u përfshinë në një sherr teksa po këndonin në Korçë.

Endri theksoi se në lokalin ku po performonin ishte një person i dehur dhe vazhdimisht ofendonte. Siç shtoi ai, në një moment, i gjuajti me mikrofon dhe më pas iu sul i gjithë lokali. “Një natë në një lokal në Korçë ishte një tavolinë e parë dhe njëri ishte i pirë,  e kisha përpara dhe gjithë kohës ngacmonte. Thosha ‘hë se është i pirë’, ma solli keq.

Image

Nga ora tre e gjysmë e mëngjesit, mes të të gjithë njerëzve, u zura, i rashë nga skena me mikrofon. Pastaj na gjeti belaja.”, tha ai. Më tej, ata treguan se të gjithë në lokal u kthyen kundër personit që ofendonte. “Ne të dy që e mbronim atë, haja shkelmat e të tjerëve”, shtoi më tej Stefi.

Endri Prifti ka zbuluar  me anë të një postimi në Instagram se fituesit e festivaleve të Këngës Magjike dhe Festivalit të RTSH janë vendosur 5 muaj më parë dhe ndërkohë ka zbuluar edhe emrat e tyre. Sipas tij fituesja e festivalit të Këngës Magjike do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj, ndërsa në Festivalin Kombëtar vendin e parë do ta fitojë reperi Noizy në bashkëpunim me këngëtarin Eugent Bushpepa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco