Radhën për të komentuar ndarjen e bujshme Pique-Shakira e kanë prindërit e ish-futbollistit

Radhën për të komentuar ndarjen e bujshme Pique-Shakira e kanë prindërit e ish-futbollistit

14:23, 08/11/2022
A+ Aa A-

Në ndarjen e bujshme të Gerard Pique-s dhe Shakirës familjarët e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë të heshtur për një kohë të gjatë.

Mirëpo pas disa deklaratave të mamasë së këngëtares kolumbiane, radhën e kanë prindërit e ish-futbollistit. Këta të fundit kanë thyer theshtjen mbi ndarjen e djalit të tyre.Sipas tyre gjëja e vetme që Pique ka nevojë tani është paqe.

“Ai po largohet nga Barcelona tani sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Ai duhet të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakira-n”, thanë prindërit e Piques, sipas “mamarazzi”, Lorena Vazquez.

Në ndryshim nga prindërit e Gerard-it, të cilët tingëllojnë më të ftohtë, më herët Nidia del Carmen Ripoll, mamaja e Shakirës ka folur me konsideratë të lartë për ish-dhëndrin e saj.

Teksa ndodhej jashtë spitalit “Teknon-Quiron” në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane, ajo është shprehur se Gerard Pique i ka telefonuar disa herë për t’u interesuar për shëndetin e babait të Shakirës.

Nidia del Carmen Ripoll shtoi se Pique madje e ka vizituar ish-vjehrrin e tij në spital, gjest për të cilin i janë mirënjohës të gjithë. Madje ajo shkoi më larg duke e konsideruar akoma “familje”, edhe pas gjithë ngjarjeve të ndodhura.

Kujtojmë që Pique është në një lidhje me Clara Chia Marti-n. Ai është bababi i dy djemëve të cilët i ka me Shakirën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco