E la të hapur mundësinë për një ribashkim, ja si i përgjigjet Roberti Norës

E la të hapur mundësinë për një ribashkim, ja si i përgjigjet Roberti Norës

15:45, 07/11/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja Nora Istrefi u rikthye pas kaq kohësh në ekran në një rrëfim ndryshe, ku zbuloi shumë nga jeta e saj private.

E ftuar në “Më Lër Të Flas”, disa kohë më parë, Nora nuk i shpëtoi pyetjeve rreth ish-bashkëshortit të saj, Robert Berishës.

E pyetur se çfarë do të bënte nëse këngëtari do t’i kërkonte një rikthim, Istrefi e la të hapur si mundësi duke u shprehur: “Nuk po dua të përgjigjem.”

Kjo deklaratë e Norës u konsiderua si një dritë jeshile për ndonjë rikthim të mundshëm nga ana e saj.

Mirëpo, ndonëse me vonesë, duke se Roberti i është përgjigjur në të njëjtën monedhë ish-partneres së tij.

Në një fjalim në emisionin e tij “Robi Plaket Kur Don Vet”, Berisha i bëri thirrje shikuesve të mos rikthehen me ish-at.

“Veç mos u ktheni me ish-at. Është si me e shit makinën dhe me pyet a e ke akoma makinën, kthema”,-shtoi moderatori.

Të jetë kjo një përgjigje për Nora Istrefin?

Kujtojmë që dyshja kanë qenë me njëri-tjetrin për shumë vite. Ata kanë edhe një vajzë, të quajtur Renee.

Pas ndarjes nga Nora, Roberti ishte në një lidhje me Laureta Maqedoncin, lidhje e cila mori fund disa javë më parë. Shkak për këtë sipas tyre u bë vëmendja e madhe që marrëdhënia e tyre mori nga mediat dhe publiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco