Dy gjenerata, Don Xhoni bashkon forcat me këtë reper të njohur shqiptar

Dy gjenerata, Don Xhoni bashkon forcat me këtë reper të njohur shqiptar

15:15, 07/11/2022
A+ Aa A-

Xhonatan Isufi i njohur si Don Xhoni, është një nga reperët më të suksesshëm në industrinë tonë muzikore. Don Xhoni ndonëse prej pak kohësh pjesë e tregut tonë, ka arritur të formojë një emër në muzikë. Ai numëron një numër të madh hitesh, ku një pjesë e tyre janë bashkëpunime me artistë të tjerë të njohur.

Së fundmi është zbuluar bashkëpunimi më i ri i reperit që pritet të lançohet. Po e gjeni dot cili do të jetë artisti që do të bashkojë forcat me të?

Burime për “Prive” kanë bërë me dije se Don Xhoni do të sjellë një këngë me Viktor Palokajn e njohur si Unikkatil. Gjenerata e vjetër dhe një nga reperët më të rinj në industri, i kanë mbyllur bisedimet më njëri-tjetrin, ndonëse një datë fikse nuk është bërë publike.

Kujtojmë që Don Xhoni ka bashkëpunuar edhe me Butrint Imerin duke sjellë hiti “Corazon” i cili numëron miliona klikime në platformën “Youtube”. Por jo vetëm kaq!

Reperi numëron disa bashkëpunime të tjera, me këngëtaret më me zë në industrinë tonë muzikore. Ai ka bashkëpunuar edhe me Enca Haxhian, Loredana Zefin dhe së fundmi me Era Istrefin. “Hala” bashkëpunimi me këtë të fundit bëri bujë të madhe në media.

Dyshja madje u përfolën edhe për një romancë. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana”, Don Xhoni e përshkruajti si “perfekte” marrëdhënien me këngëtaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco