Këngëtari i njohur merr ‘live’ ftesën për 'BBV2', si reagoi ai

Këngëtari i njohur merr ‘live’ ftesën për 'BBV2', si reagoi ai

11:09, 07/11/2022
A+ Aa A-

Këngëtari Altin Shira mori ftesë zyrtare për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 2”.

Në një mënyrë krejt të veçantë, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në “Top Channel”, ai u përball me ftesën e papritur në spektaklin që theu rekorde shikueshmërie.

Pas ftesës që iu bë në studio këngëtari qeshi dhe mendoi se ishte një shaka, por më pas u sqarua nga moderatorët.

“Përtej shakasë është ftesë serioze, i kemi marrë të gjitha akreditimet. Ftesa është zyrtare”, u shpreh Ervin Kurti.

“Ishte një ftesë e papritur, por duhet ta mendojmë. Jam 50 me 50”, u përgjigj këngëtari Altin Shira.

Image

Moderatorja Arbana Osmani ka folur së fundmi në lidhje me nisjen e reality-shoët “Big Brother Vip.”

Teksa ishte në premierën e filmit “Sofia”, ajo u pyet nga “Telegrafi” se kur do të nisë sezoni i dytë i “Big Brother Vip.”

“Big Brother Vip” do të nisë shumë shpejt dhe nuk ju them dot më shumë sepse e kemi surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor mund të jetë…”– u përgjigj Arbana Osmani, pa dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë se fituesi i “Big Brother Vip” për sezonin e parë është balerini Ilir Shaqiri, ndërsa në vendin e dytë ishte aktori i humorit Donald Veshaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco