Janë përfolur për një romancë, Ron Zaiti sqaron një herë e mirë marrëdhënien me Semin

Janë përfolur për një romancë, Ron Zaiti sqaron një herë e mirë marrëdhënien me Semin

09:56, 07/11/2022
A+ Aa A-

Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti ishin një nga dyshet më të përfolura gjatë verës. Ata sollën një bashkëpunim në videoklipin e të cilit dukeshin tejet të afërt e më pas u fotografuan bashkë.

Mirëpo, teksa ata vetë nuk kishin folur asnjëherë për statusin e marrëdhënies së tyre, dyshja fshinë njëri-tjetrin edhe në Instagram. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partneri deri para pak kohësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit por tani jo më.

Së fundmi ka qenë kënëgtari Ron Zaiti ai i cili ka sqaruar të vërtetën e marrëdhënies me Semin. Teksa ishte i ftuar në “Prive”, Ronit iu kërkua të përshkruajë me një fjalë marrëdhënien e tij me Semin.

“Kolege prej ditës zero, keni gabuar pak”- u shpreh Roni.

Ndërsa foli për jetën private, Roni zbuloi se ka pasur vetëm një lidhje, kurse pyetjes se sa zgjat në një marrëdhënie intime ai iu përgjigj duke thënë: “20 minuta”.

Teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre disa kohë më parë, Ron Zaiti u pyet në Instagram nëse ka në plan “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?”Ndërsa Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë.”

“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë.”– shkruante Roni.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco