Humbi të ëmën, Mato Lale iu jep këshillën e vyer ndjekësve

Humbi të ëmën, Mato Lale iu jep këshillën e vyer ndjekësve

15:10, 02/11/2022
A+ Aa A-

Një ditë më parë reperi i njohur shqiptar, Mato Lale ndau një lajm të trishtë me ndjekësit e tij. Me anë të një fjalimi të ndjerë në Instagram, reperi bëri me dije se nëna e tij ishte ndarë nga jeta.

Së fundmi, Mato ka gjetur pak kohë për të falenderuar të gjithë fansat e tij për mesazhet ngushëlluese. Nisur nga përjetimi i tij ai nuk harroi t’ju jepte edhe një këshillë ndjekësve.

“Faleminderit të gjithëve për komentet, mesazhet dhe telefonatat tuaja. Janë momente që nuk ua harroj çdo ngushëllim tuajin.

Ju dua fort të gjithëve dhe ju lutem sa i keni gjallë shpenzoni sa më shumë kohë me nënat tuaja”-shkruan Mato Lale duke vendosur edhe një zemër të thyer.

Image

“Asnjë sprove nuk është e barabartë me atë kur Zoti vendos me të marr nënën. Tani nuk kam më nonushen time që qante për çdo hidhërim timin dhe u gëzonte më shumë se unë për çdo gëzim timin. Jam bo pishman që s’të kam dhe njëherë afër meje t’i puthja këmbët deri sa t’më shkoje. Për ty kam bërë shumë gjëra dhe prej teje s’kam bërë shumë të tjera.

Shpresoj të kesh qenë krenare për mua siç isha unë për ty. Të dua përgjithmonë dhe më fal për të gjitha dhe njëherë të fundit”-shkruajti më herët reperi Mato Lale krahas një fotoje me nënën e tij, ditën kur njoftoi ndarjen e saj nga jeta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco