Meghan Markle shpjegon sesi i ndryshoi jeta kur u bë me vajzë

Meghan Markle shpjegon sesi i ndryshoi jeta kur u bë me vajzë

14:49, 02/11/2022
A+ Aa A-

Dukesha e Sussex bëri një rrëfim të rrallë për lindjen e vajzës së saj, Lilybet, në podcast-in e saj të fundit Archetypes me titull “Gruaja e mirë/Gruaja e keqe, mamaja e mirë/mama e keqe”.

 Në bisedën që ka zhvilluar me zonjën e parë të Kanadasë, Sophie Trudeau dhe aktoren amerikane Pamela Aldon, ajo iu referua se çfarë do të thotë të jesh një grua e mirë dhe një nënë e mirë.

Meghan, 41 vjeçe, zbuloi sesi ndryshoi botëkuptimi i saj kur lindi Lilibet në qershor 2021.

“Së pari kisha vetëm Archie. Tani jam edhe nënë e një vajze dhe pavarësisht nëse mendoja se do të ndodhte apo jo, unë e shoh botën ndryshe për sa i përket mënyrës se si ajo do ta shohë botën dhe se si do t’i shohë disa gra si modele”, ka thënë Meghan Markle.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco