Gati për 'Big Brother 2'/ Bora apo Arbana? Ja kush do ta prezantojë spektaklin e famshëm

Gati për 'Big Brother 2'/ Bora apo Arbana? Ja kush do ta prezantojë spektaklin e famshëm

18:56, 26/10/2022
A+ Aa A-

Top Channel i ka ‘mbyllur gojën’ të gjithëve skeptikëve në lidhje me moderimin e Arbana Osmanit në Big Brother VIP 2. Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmin se mes moderatores dhe producentëve ka pasur një krisje në lidhje me këtë format.

Por teksa dukej se hendeku mes Arbanës dhe motrave Hoxha thellohej, faqja zyrtare e televizionit ka dal me një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar se moderatorja e formatit do të jetë sërish Arbana. “Programi që theu çdo rekord shikueshmërie, programi që apasionoi shqiptarët kudo ndodhen deri në fiksim… Big Brother Vip Albania, me Arbana Osmanin, së shpejti në Top Channel!”, thuhej në njoftimin e Top në Instagram. Është ky njoftimi që i vuri ‘kapakun’ thashethemeve se moderatorja do të zëvendësohej këtë sezon të dytë nga Bora Zemani.

Duket se marrëdhënia e Arbanës dhe e motrave Hoxha është sërish e konsoliduar, duke vijuar kështu bashkëpunimin e tyre. Zërat për një krisje nisën pak ditë më parë, teksa u organizua një festë e madhe për të kujtuar themeluesin e “Top Channel”, të ndjerin Dritan Hoxha në ditëlindjen e tij. Festa e organizuar nga drejtueset e televizionit bëri bashkë të gjithë stafin e madh të Topit. Dhe në mes të shumë emrave të njohur, u vu re mungesa e Arbana Osmanit. Zërat lart e poshtë tregojnë se arsyeja përse moderatorja mungoi në festë ishte Bora Zemani.

Image

Mendohet se shkak i konfliktit mes vajzave është rivaliteti për drejtimin e “Big Brother VIP”. Madje Arbana nuk e përgëzoi moderatoren për rolin e saj më të ri  si prezantuese e Dancing With The Stars”. Por përveç kësaj, zërat brenda korridoreve të Top Channel tregojnë se Arbana nuk ka një raport aspak të mirë me binjakët ‘Veshaj’ dhe kjo gjë u vu re kur Donaldi e hoqi moderatoren nga lista e ndjekësve në Instagram pak ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Nga ana tjetër Lori Hoxha e ka treguar se i do dy djemtë.

Kjo shpjegon dhe ngritjen e Borës si moderatore dhe duke i besuar një projekt kaq të rëndësishëm. Ajo madje u pa dhe duke prezantuar krah Eno Popit në festën e organizuar. Një tjetër tregues për marrëdhënie të ngrira ishte pikërisht ditëlindja e Lori Hoxhës, ku mungoi mesazhi publik i mikes së saj Arbanës. Por duket se të gjitha këto shenja paskan qenë vetëm një fantazi e krijuar në rrjetet sociale dhe se miqësia e bashkëpunimi i tyre do të vijojë edhe në këtë sezon të dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco