Dy binjaket influencuese përfshihen në aksident, njëra humb jetën

Dy binjaket influencuese përfshihen në aksident, njëra humb jetën

17:57, 26/10/2022
A+ Aa A-

Dy motra binjake, influencuese të njohura në Brazil , janë përfshirë në një aksident trafiku . Njëra prej binjakëve ka humbur jetën dhe motra e saj është plagosur rëndë kur makina me të cilën po udhëtonin është përmbysur në autostradë.

26-vjeçarja Lara Cleaver Afonso , një yll i TikTok, vdiq pas aksidentit me makinë, i cili ndodhi në autostradën SP-322 në Sao Paulo, Brazil, të dielën herët në mëngjes.

Aksidenti ndodhi në një pjesë të autostradës midis Guaraci dhe Olimpia në shtetin juglindor që është më i populluari i Brazilit.

Lara dhe motra e saj binjake Dara kishin qëndruar në një fermë një natë më parë dhe ishin nisur për në një sesion fotografik kur ndodhi përplasja.

Sipas policisë, makina drejtohej nga Lara ndërsa pasagjere në mjet ishte edhe kushëriri i tyre. Shkaku i aksidentit është nën hetim, megjithatë policia beson se Lara e ka zënë gjumi në timon para një kthese.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco