VIDEO/  Historia e pabesueshme e balerines që “sfidon” gravitetin

VIDEO/ Historia e pabesueshme e balerines që “sfidon” gravitetin

14:22, 24/10/2022
A+ Aa A-

E lidnur pa krahë ëndërra e Vitoria  Bueno-s [për t’u bërë balerinë dukej jo shumë reale veçanërisht pasi ajo po rritej në një qytet të vogël brazilian.

‘Njerëzit qëndronin në radhë jashtë shtëpisë për ta parë atë’ është shprehur nënë e Vitoraias per reuters.com  duke shtuar me hidhërim:

''Ata bënin çdo lloj përpjekje vetëm për ta parë se si ishte Vitoria.’

Vitoria Bueno megjithatë sot 18 vjeç nuk hoqi dorë nga ëndërra e saj dhe u fokusua tek sfidat e kërcimit.

Ajo gjithashtu ndoqi dhe kurse për muzikën xhaz.

Tani, sukseset e saj në Akademinë e saj lokale të kërcimit e kanë bërë atë një " yll " të mediave sociale dhe një frymëzim për të gjithë ne. 

Fillimisht ajo ishte “ atraksioni ” i zonës së saj, pasi të gjithë donin të shihnin se si kërcente “vajza e vogël pa krahë”. 

Ajo arriti t'u tregojë atyre se mund të arrijë gjithçka që dëshiron.

“Për mua duart janë vetëm një detaj”, tha ajo për reuters.com. “Jetoj sikur t’i kisha”.

 Në fakt, duke parë videot me figurat e saj të kërcimit dhe sinkronizimin e saj me kërcimtarët e tjerë, harron që ajo kërcen pa duar. 

Vitoria filloi të kërcej balet në moshë shumë të re, duke ndjekur këshillat e fizioterapistit dhe nënës së saj. 

Përtej fleksibilitetit dhe ekuilibrit , megjithatë, kërcimi i dëshmoi Vitória-s se ajo mund të bëjë gjithçka vetë – nga larja e dhëmbëve deri te gatimi.

" Ka gjëra që ajo bën me këmbët e saj që unë nuk mund t'i bëj me duart e mia, " tha njerku i saj në të njëjtën intervistë.

Me më shumë se 400,000 ndjekës në Instagram , Vitória është e lumtur që është një model për të tjerët. 

“Ne jemi shumë më tepër se vështirësitë apo paaftësitë tona. Ne duhet të ndjekim ëndrrat tona”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco