Disa muaj pasi u la e lirë nga autoritetet Italiane, Elsa Lila takohet me opinionistin e njohur në Romë

Disa muaj pasi u la e lirë nga autoritetet Italiane, Elsa Lila takohet me opinionistin e njohur në Romë

12:34, 24/10/2022
A+ Aa A-

Pas problemeve me drejtësinë italiane, Elsa Lila është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Disa ditë më parë këngëtarja iu bashkua Instagramit, ku është goxha aktive për ndjekësit e saj.

Elsa ndan me ta foto apo video nga përditshmëria e saj dhe së fundmi na tregoi se është takuar në Romë me opinionistin e njohur Arian Konomin.

Duket se dyshja janë kënaqur shumë nën praninë e njëri-tjetrit dhe këtë e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet disa fotove të postuara në Instagram ku shfaqet krahë opinionistit.

“Sa e bukur Roma me @arjankonomin”-shkoi Llila.

Tashmë që akuzat ndaj saj kanë rënë, artistja është gati të rikthehet në vendin e saj, dhe jo vetëm kaq, por edhe t’i rikthehet muzikës.

Lajmin e ka dha vetë Elsa, nëpërmjet rrjeteve sociale. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua dhe më mungoni. Shihemi shpejt në Shqipëri!, shkruan Elsa Lila, ku dhe nuk ka harruar të vërë hashtagun “New Song”, duke njoftuar kështu një produksion të ri muzikor. Me shumë interes është duke u pritur kjo këngë, duke qenë se prej shumë vitesh artistja ishte larguar nga skena muzikore.

Kujtojmë vetëm pak muaj më parë, Elsa Lila pushtoi mediat italiane dhe vendase, teksa u njoftua arrestimi i saj, së bashku me një grup kriminal në Romë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco