KAFE SHQETO/ Stivi Ushe sjell për publikun ‘N’Ëndrra’, rrëfen emocionet e garës në ‘Kënga Magjike’

KAFE SHQETO/ Stivi Ushe sjell për publikun ‘N’Ëndrra’, rrëfen emocionet e garës në ‘Kënga Magjike’

11:24, 24/10/2022
A+ Aa A-

Prej më shumë se 10 vitesh ai është pjesë e industrisë muzikore duke u përpjekur që thuajse gjithmonë të prezantohet me publikun përmes hiteve të reja.

Bëhet fjalë për këngëtarin Stivi Ushe i cili vjen edhe këtë vit konkurent në festivalin ‘Kënga Magjike’ në kategorinë ‘New Artist’.

Image

I ftuar ditën e sotme në "Kafe Shqeto", ai rrëfeu për publikun emocionet e garës dhe tregoi se kënga që kishte zgjedhur titullohet ‘N’ëndrra.

“Vitin e kaluar unë isha pjesë e ‘Këngës Magjike’ madje për disa pikë kënga ime do të bëhej pjesë e finales së madhe. Kjo më dha atë konfirmimin e besimit që unë desha ta vazhdoja këtë rrugë të nisur dhe sigurisht më krijoi mundësi dhe kontakte dhe unë mund të punoja edhe me artistë të tjerë, për këtë arsye unë punova edhe me një vajzë e cila është pjesë e ‘Këngës Magjike’ madje shkruan edhe tekste. Deri më tani  edhe unë kam shkruar tekste dashurie pra që kanë në thelb ndjenjat dhe përcjellin një mesazh tek publiku”-u shpreh ai.

Sa i përket artistëve të cilët sipas Stivit kanë sjellë materiale të mira në këtë garë ai ka treguar se në kategorinë ‘New Artist’ Jasmina ishte e preferuara e tij ndërsa në kategorinë ‘Big’ Vesa Smolica kishte një këngë mjaft të bukur.

Ushe ka treguar se me këngën të cilën zgjodhi të përfaqësojë veten në festival ju desh të punohet për thuajse dy vite.

"Kënga 'N'ëndrra nisi para dy viteve dhe është punuar gradualisht derisa vendosa të bëhesha pjesë e ‘Kënga Magjike’. Është si një lloj balade shuam e bukur që i flet dashurisë në një këndvështrim jo në ato tipiket ku përfundon keq apo në ndarje, por është djali që pret për atë vajzën e cila ka ikur. Po ta shikosh te teksti ashtu shprehem, pra nuk të lë as në ajër as në tokë”-tregoi ai.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco