Britney Spears i rikthehet Instagramit, këngëtarja poston sërish foto topless

Britney Spears i rikthehet Instagramit, këngëtarja poston sërish foto topless

10:32, 24/10/2022
A+ Aa A-

Britney Spears është rikthyer sërish në Instagram, vetëm 10 ditë pasi çaktivizoi llogarinë e saj. Knëgëtarja ka postuar një foto teksa pozon nudo.

Image

40 vjeçarja, e cila ka 41.9 milionë ndjekës në platformë, shkroi  krahas fotot: ‘Rose është dy vjeç, por po sikur koha të jetë një iluzion!!!??? SOT kam të njëjtin gjerdan që mbaj këtu!!!’

Në foto ylli i hitit ‘Baby One More Time’ shihet duke kapur gjoksin me duar, kishte veshur një palë pantallona të shkurtra xhins dhe e kombinoi me një varëse në qafë.

 

Image

Postimi mori një sërë komentesh nga ndjekësit e këngëtares, pasi ndjekësit kërkuan të sqaronte se çfarë donte të thoshte në postimin e saj dhe të cilit i referohej si Rose.

Spears më herët iu referua Rose në një postim në të cilin ajo pozonte me një bluzë të kuqe ndërsa mbante një trëndafil në dorë.

 

Image

Mendoj se ajo po përpiqet të thotë, se ndihet ende e kontrolluar, edhe pas dy vitesh, dhe drejtësia nuk po ecën përpara…”, ka shkruar një përdorues. ‘Kjo është ajo që po lexoj… Shpresoj që ajo të jetë mirë. Shpresoj që ajo të bëjë atë që do dhe të jetë e lumtur. Asgjë më shumë.’

Të tjerë u përqendruan në fotot ku pozon topless, e cila vjen pasi djali i saj Jayden, i kishte kërkuar nënës së tij që të ndalonte së postuari imazhe të tilla në rrjetet sociale.

Image

‘Ndalo!! Kjo po plaket dhe po krijon një ndarje mes jush dhe djemve tuaj!! Rritu. . .bëhu mami!!‘ shkroi një person. Një tjetër tha: ‘Nuk e kuptoj pse është gjithmonë topless?’

Spears gjatë fundjavës shkoi në Twitter për të thënë se ajo kishte ‘frikë nga njerëzit’ dhe akuzoi nënën e saj Lynne Spears se po e shpërfillte atë.

Këngëtarja më herët çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram. Lëvizja erdhi disa ditë pasi këngëtarja pretendoi se nëna e saj Lynne e kishte goditur me shuplakë pasi u kthe shumë vonë në shtëpi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco