‘Gigi do të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar’ Bella e thotë copë mendimin e saj për lidhjen e Gigi-t me Leo-n

‘Gigi do të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar’ Bella e thotë copë mendimin e saj për lidhjen e Gigi-t me Leo-n

15:23, 20/10/2022
A+ Aa A-

Bella Hadid më në fund ka thyer heshtjen për marrëdhënien e motrës së saj Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio-s.

Thashethemet për romancën e modeles dhe aktorit u përhapën pasi Leo u nda me Camilla Morrone sapo ajo mbushi 25 vjeç.

Duke analizuar lidhjet e mëparshme të DiCaprio-s ai u etiketua si personi që del vetëm me femra nën 25 vjeç.

Pas këtij konstatimi ishte tronditëse të dëgjoje se ai kishte interes në Gigi-n, sepse ajo është 27 vjeç. Por duket se gjërat po bëhen serioze mes të dyve.

Duke iu rikthyer temës, Bella Hadid, raportohet se ka folur për marrëdhënien e Gigi-t me Leonardo DiCaprio-n.

Supermodelja mendon se motra e saj e madhe është “shumë e mirë” për Leon. Mendimin e saj sipas burimeve nga mediat e huaja e përforcon edhe mënyra se si ai u hodh drejt Gigi-t, në dukje pa menduar për të dashurën e tij të mëparshme, detaj që nuk i lë përshtypje të mirë Bella-s.

“Shqetësimi i saj është se Gigi mund të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar,” shtoi burimi.

Thuhet gjithashtu se Bella Hadid mendon se Gigi Hadid duhet të përqendrohet në rolin e saj si nënë dhe të mos merret me një nga “ndjekësit më të mëdhenj të modeleve të Hollywood-it”. Megjithatë, i njëjti burim pohoi se Gigi do të vazhdojë të shoqërohet me Leonardo DiCaprio-n edhe pse pjesa tjetër e familjes së saj “nuk e pëlqen atë”.

Megjithëse ky burim pretendon se pjesa tjetër e familjes Hadid nuk i pëlqen Leo dhe Gigi së bashku, një tjetër më parë pohoi se mami Yolanda është e lumtur për këtë.

Thuhej se nëna e Gigi-t është e kënaqur që vajza e saj po largohet nga Zayn Malik, dhe po del me aktorin e Titanikut, me të cilin Yolanda ishte dashuruar.

Përveç Bella Hadid, edhe babai i Gigi Hadid ka folur për marrëdhënien e të bijës me DiCaprio-n. Mohamed Hadid i mohoi haptazi thashethemet, por tha se i pëlqen aktori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco