Pasi vendosi të finalizojë divorcin me Kim, zbulohet romanca e re e Kanye West me modelen braziliane

Pasi vendosi të finalizojë divorcin me Kim, zbulohet romanca e re e Kanye West me modelen braziliane

15:16, 20/10/2022
A+ Aa A-

Kanye West ka vendosur të finalizojë divorcin e tij me Kim Kardashian, pasi ka marrë një nga avokatët më të fuqishëm në Hollywood. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, reperi i hitit “Donda” ka paraqitur një “deklaratë”, e cila zakonisht bëhet kur një çështje divorci është në prag të zgjidhjes.

Image

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, reperi i hitit “Donda” ka paraqitur një “deklaratë”, e cila zakonisht bëhet kur një çështje divorci është në prag të zgjidhjes.

Dizajneri  i modës si dhe reperi i njohur, i cili është në mes të zgjidhjes së divorcit të tij nga Kim Kardashian, u pa të mërkurën duke u takuar me modelen Juliana Nalu jashtë një studioje në Los Angeles.

Image

Në fotot e marra ekskluzivisht nga Page Six, dyshja u pa duke u puthur e duke u përqafuar me njëri-tjetrin përpara se të futej brenda për  të bërë një intervistë me Billy Bush. Çifti i ri kishte veshjet e njëjta nga marka “Yeezy”, Nalu me një kostum tërësisht të zi dhe Kanye me një kapele bejsbolli dhe një xhaketë gjithashtu me ngjyra të errëta.

Dyshja janë parë së bashku në shumë raste që kur burimet thanë se West ishte në lidhje me bukuroshen braziliane në një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga sjellja e tij e fundit në internet.

Image

“West po përpiqet të largoj vëmendjen nga titujt me përmbajtje të tjera”, duke shtuar se “e dashura e re çfarëdo do të përpiqet t’i bëjë njerëzit të harrojnë deklaratat e tij”, tha një burim.

Shumë nga të afërtit e tjerë të Westit janë larguar nga reperi për shkak të polemikave të bluzës së tij “White Lives Matter” dhe postimeve të fundit shqetësuese në rrjetet sociale, partnerja e tij e re Nalu megjithatë duket se po i merr të gjitha me hapa të shpejtë ndërsa karriera e saj vazhdon të lulëzojë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco