Pasi i dedikoi këngën Piques, Shakira në gjendje jo të mirë shëndetësore?

Pasi i dedikoi këngën Piques, Shakira në gjendje jo të mirë shëndetësore?

13:03, 20/10/2022
A+ Aa A-

Shkakirai ka shqetësuar fansat në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore pasi javët e fundit artistja ka vizituar shpesh një spital në Barcelonë, thuhet në podcastin Mamarazzis.

Gazetaret Laura Fa dhe Lorena Vazquez shprehën shqetësimin e tyre për këngëtaren kolumbiane.

“Ne kemi marrë fotografi, informacione, se çdo javë ajo viziton klinikën Teknon në Barcelonë ,”- treguan ato.

Ndonëse fillimisht mendohej se arsyeja ishte vizita e babait të saj Ëilliam Mebarak , i cili së fundmi pësoi një dëmtim të rëndë dhe aktualisht po shërohet.

Shakira nuk po shkon në spital për të atin

“Nuk është për shkak të babait të saj. Ajo nuk ka shkuar të takojë asnjë pjesëtar të familjes dhe është e vërtetë që ka shkuar edhe vetëm”, ​​thanë Fa dhe Vazquez .

“Nuk e dimë se çfarë nuk shkon me të. Ndoshta është thjesht një çështje estetike, që ajo dëshiron të përgatitet për turneun e ri, ose ndoshta është një problem shëndetësor. Nuk e dime”– theksuan ato.

Nga ana e saj, këngëtarja nuk ka dhënë asnjë koment për këtë çështje, ndërsa ka promovuar këngën e saj të re: ” Monotonía “, një këngë që me sa duket ka të bëjë shumë me ndarjen e saj me Gerard Pique dhe numëron miliona klikime brenda pak orëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco