Jeta sentimentale e Ronela Hajatit është aq ‘e frikshme’ sa i ngjan Halloween-it

Jeta sentimentale e Ronela Hajatit është aq ‘e frikshme’ sa i ngjan Halloween-it

11:57, 20/10/2022
A+ Aa A-

Si do ta përshkruanit jetën sentimentale me një foto? Ronela Hajati e ka një përgjigje epike për këtë.

Këngëtarja ka publikuar një foto në Instastory krahas së cilë shkruan me humor: “Jeta ime sentimentale për momentin”. Fotoja që Ronela ka ndarë është një ‘personazh i frikshëm’ i Halloween-it.

Image

Ronela Hajati është goxha e suksesshme në industrinë e muzikës dhe pëlqehet shumë nga publiku por kur vjen puna për jetën e saj sentimentale dhe për të pasur një partner në krah, ajo ka zbuluar më parë se angazhimet e tepërta që ka nuk ia lejojnë diçka të tillë.

Nëpërmjet disa postimeve ‘funny’ në “InstaStory”- Ronela tregoi disa muaj më parë arsyen ‘epike’ se përse është ende beqare: ‘Asaj i pëlqen ta ketë të gjithë krevatin për vete dhe të flejë vetëm’.

“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar…”– u shpreh Ronela

“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”- përfundoi ajo.

Sidoqoftë, këngëtarja ka qenë gjithmonë hermetike kur vjen puna për të folur për jetën e saj private. E vetmja marrëdhënie që ajo ka bërë publike ishte me këngëtarin Young Zerka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco