KAFE SHQETO/Rei Bezhani vjen me një hit të ri, tregon prapaskenat e ‘Këngës Magjike’

KAFE SHQETO/Rei Bezhani vjen me një hit të ri, tregon prapaskenat e ‘Këngës Magjike’

11:05, 20/10/2022
A+ Aa A-

I ftuar në pjesën e fundit të “Kafe Shqeto” ishte artisti Rei Bezhani, pjesë e festivalit të njohur “Kënga Magjike” i cili këtë vit konkurron në kategorinë new artist.

Vec këngës, Rein kemi mësuar ta shohim edhe në ‘disiplina’ të ndryshme si prezantimi për të cilën u shpreh se është një nga dëshirat e tij më të mëdha.

Para se të bëhej pjesë e ‘Këngës Magjike’, Bezhani rrëfeu se ka marrë pjesë në një musical së bashku me xhaxhain e tij dhe kjo ka qenë një nga sfidat më të mëdha.

 

“Mua më pëlqen shumë që të sfidoj veten veç muzikës, më pëlqen që të kem një imazh shumë dimensionale ndaj mundohem të shfaqem në plane të ndryshme, herë në muzikë, prezantim apo këndim. Unë kam marr pjesë në një ‘musical’, ndaj kjo ishte dhe pjesa ime më e vështirë që unë kam bërë pasi zgjati plot 5 muaj intensive dhe unë u mundova shumë që t’ja dilja.

Rei ka treguar se arsyeja pse zgjodhi të bëhej pjesë e ‘Këngës Magjike’ këtë vit ishte pasi kënga që ai kishte përgatitur ishte mjaft e mirë dhe kishte marrë një ‘feedback’ pozitiv edhe nga të tjerët.

“Kam sjellë diçka që mund të më japë një identitet në treg dhe nuk më intereson shumë pjesa e votave. Ka shumë këngë që mund të jenë fituese ndaj edhe gjykimet tona mund të jenë disi subjektive. Kënga Magjike është një dritare shumë e mirë dhe e kuruar në mënyrë shumë të mirë ndaj edhe kam shkuar atje".

I pyetur nga moderatori i programit se nëse do të kishte mundësi të zgjidhte ndërmjet 3 artistëve shqiptarë për një bashkëpunim Rei ka veçuar Vesa Smiloca, Soni Malaj dhe Kanitën.

Më tepër, ndiqni linkun më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco