Barbana Dini rrënqeth me fjalët për Ergin në ditëlindjen e 28-të të tij

Barbana Dini rrënqeth me fjalët për Ergin në ditëlindjen e 28-të të tij

14:12, 15/10/2022
A+ Aa A-

 Sot do të festonte ditëlindjen e tij të 28-të.

Kanë kaluar plotë gjatë vite që nga aksidenti fatal me motor ku humbi jetën ylli në ngritje i muzikës, Ergi Dini.
E që nga ajo ditë artisti ka jetuar me motrën e tij, Barbana Dinin, e cila nuk lë rast pa e kujtuar vëllanë e saj të ndjerë.

Aq më shumë sot në atë që do të ishte ditëlindja e tij e 28-të. Në këtë ditë të vështirë për këngëtaren, ajo sërish ka mbledhur forcat dhe i ka dedikuar fjalët më rrënqethëse, Ergit.

“Sot është ditëlindja jote ëngjelli im, Ergi! Sot do jepja gjithçka,edhe jeten time, të isha duke festuar per ty,por gjithçka ndjej dhe kam është një dhimbje dhe mall që më gërryen shpirtin çdo ditë. Edhe lumturia nuk është lumturi pa ty…Nga njëra anë kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time,nga ana tjetër nuk ka ndryshuar asgjë…mungon TI pika ime e dobët, që më “detyroi” të bëhem e fortë!”, -shkruan Barbana  krahas një fotoje me Ergin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco