Afrona Dika mos vallë sapo konfirmoi lidhjen e re?

Afrona Dika mos vallë sapo konfirmoi lidhjen e re?

10:37, 15/10/2022
A+ Aa A-

Ditën e djeshme përmes një postimi në rrjete sociale Blero konfirmoi lajmet se ai dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës. Në statusin e tij, Blero shkruante se ai dhe Afrona janë ndarë që në Maj.

Image

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti.  Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të.  Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.

Image

Afrona nuk ka bërë asnjë reagim për këtë, por duket se historia me këngëtarin i përket të shkuarës.

Ajo ka lënë të kuptohet se po nis një romancë të re, teksa ka publikuar në Instastory foton e një gjesti romantik që i ka bërë një koleg. Ai i ka shkruar në një makinë llogaritëse fjalën “liebe” që do të thotë dashuri. “Kur kolegu më surprizon”, ka shkruar Afrona krahas fotos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco