Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

'Situata është rënduar' Blero konfirmoi ndarjen nga Afrona

'Situata është rënduar' Blero konfirmoi ndarjen nga Afrona

18:16, 13/10/2022
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Blero sapo ka bërë një postim të gjatë në rrjetin social Instagram, ku bën me dije se martesa e tij me Afronën ka përfunduar. Ai shkruan se situata është mjaft e rënduar prandaj kërkon që mos të diskutohet më gjatë jeta private e të dyve.

Ndër të tjera, Blero tha se arsyet e ndarjes janë tërësisht personale dhe i përkasin vetëm atyre të dyve.

Një pjesë nga postimi i gjatë i Bleros

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Grezi 14/10/2022 11:39

Jo shoku blero kështu nuk shkon! Na e ke shurdhu bothen çdo ditë me foto me shoqen tënde tash thua mos më shurdhoni ju mua?!

Shto koment

Denonco