Çfarë ndodhi në prapaskenë? Produksioni përzë Donaldin nga 'DWTS'

Çfarë ndodhi në prapaskenë? Produksioni përzë Donaldin nga 'DWTS'

15:11, 08/10/2022
A+ Aa A-

Mbrëmja e 7 tetorit iu rezervua “Dancing With The Stars”, ku moderatorja Bora Zemani surprizoi me një kërcim në hapje të shfaqjes.

Ishte një mbrëmje e gjatë por, Bora gjatë gjithë kohës kishte një ndihmë ekstra në parapaskenë. Sigurisht që bëhet fjalë për partnerin e saj, Donald Veshajn.

Ky i fundit nuk i është ndarë në asnjë moment moderatores. Të shumta kanë qenë edhe videot e postuara në Instagramin e tij, të cilat janë ripostuar edhe nga Zemani.

Mirëpo duket se Donaldi e ka “tepruar” dhe produksioni është detyruar të marrë masa ndaj tij. Me anë të një Instastory, aktori tregoi se e kanë nxjerrë jashtë.

“Okay më nxorrën jashtë,”- shkroi Donaldi.

Image

Bora Zemani ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Mirëpo, ndër të tjera Bora u ndal te fëmijëria e saj.

Ajo zbuloi kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të moderatores.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por and me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete. Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi ndër të tjera Bora Zemani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco