Ne e bëmë të parët, Georgina Rodriguez ‘kopjon’ Jonida Maliqin

Ne e bëmë të parët, Georgina Rodriguez ‘kopjon’ Jonida Maliqin

18:11, 22/09/2022
A+ Aa A-

Bota ka Georgina Rodriguez, ne kemi Jonida Maliqin kur bëhët fjalë për modë dhe stil të të veshurit. Por, mesa duket këtë herë këngëtarja shqiptare ka qenë një hap para partneres së Cristiano Ronaldos, për sa i përket një tendence të fundit në veshje.

Bëhet fjalë për një xhaketë oversize xhins e markës Balenciaga. Georgina ka ndarë foto me këtë xhaketë tre ditë më parë në Instagramin e saj ku numëron afro 40 milion ndjekës. Ndërkohë që Jonida është parë e veshur me të njëjtin xhup xhins shumë ditë më parë.

Image

Maliqi njihet për një stil të veçantë dhe është frymëzim për shumë gra të tjera. Edhe pse është e rrethuar nga e bukura, stili, dukja sa më “perfekte”, koncepti i të bukurës dhe sensuales për Jonidën është tjetër gjë.

Më anë të një stori në instagram, Jonida Maliqi më herët tregoi se për të sexy nuk do të thotë të kesh forma perfekte. Seksi tek një njeri për këngëtaren është mënyra si mendon, ecën apo flet.

“Seksi nuk do të thotë gjithmonë bythë dhe gjoks. Është mënyra si ecën, flet dhe mënyra si mendon,”- shkruante Maliqi në storyn e saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco