U bënë katër, zbulohet anëtari i fundit i jurisë së 'Dancing with the stars'

U bënë katër, zbulohet anëtari i fundit i jurisë së 'Dancing with the stars'

15:25, 22/09/2022
A+ Aa A-

Është zbuluar anëtari i rradhës i jurisë së “Dancing With The Stars” i cili do të jetë krah anëtarëve të tjerë në emisionin e kërcimit në Top.

Bëhet fjalë për biznesmenin Armand Peza,  i cili do të jetë krah Valbona Selimllarit, Kleidi Kadiut dhe Dalina Buzit. Lajmi është bërë i ditur nga burime për Kryefjala.com.

Më herët u zbulua në media se do të ishte Holta Dulaku anëtarja e katër e trupës gjykuese të spektaklit të kërcimit.

Por mesa duket ajo është tërhequr dhe vendin e saj do ta zë Peza.

Përpos jurisë, kujtojmë se deri më tani ndër konkurentët e konfirmuar zyrtarisht janë anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani, moderatori Isli Islami, Megi Pojani dhe blogerja Sara Hoxha.

Sakaq prej kohësh është zbuluar edhe që Bora Zemani do të prezantojë “Dancing With The Stars” që pritet të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel.

Jo vetëm kaq, në ambientet e këtij televizioni po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, (dhoma ku qëndrojnë konkurentët) pas performancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco