Rihanna jo vetëm që do të rikthehet në muzikë, por do të sjellë një bashkëpunim me A$AP Rocky?

Rihanna jo vetëm që do të rikthehet në muzikë, por do të sjellë një bashkëpunim me A$AP Rocky?

15:04, 16/09/2022
A+ Aa A-

Rihanna dhe A$AP Rocky janë parë duke shkuar së bashku në një studio në Los Angeles, dhe menjëherë kanë nisur thashethemet për një projekt muzikor.

Këngëtarja 34-vjeçare e “Diamonds” partneri i saj 33-vjeçar ishin veshur casual, ndërsa Rihanna mbante një çantë të zbukuruar me një zemër dhe A$AP kishte një dosje në dorë. Ata ecnin krah për krah dhe dukeshin se ishin në humor të mirë.

Image

Image

Është e paqartë se për çfarë mund të punojnë në studio, por fansat po shpresojnë për një bashkëpunim ose një rikthim të Rihanna-s. Megjithatë, kanë kaluar gjashtë vjet që kur Rihanna publikoi albumin e saj të fundit ANTI . Fansat kanë pritur një vazhdim prej vitesh dhe Rihanna ka ndarë disa ngacmime herë pas here.\

Vitin e kaluar, ajo u tha fansave se ata “nuk do të prisnin atë që [ata] dëgjonin”.

Edhe pse Rihanna ka kohë që nuk ka publikuar muzikë të re, ajo ka qenë e zënë me projekte të tjera. Së fundmi ajo njoftoi planet një artikull mjaft të kushtueshëm nga linja e saj e bukurisë Fenty Beauty.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco