Ylli i ‘Squid Game’ bën histori në ‘Emmy Awards’, rrëmben çmimin e rëndësishëm

Ylli i ‘Squid Game’ bën histori në ‘Emmy Awards’, rrëmben çmimin e rëndësishëm

11:52, 13/09/2022
A+ Aa A-

Aktori Lee Jung-jae ka bërë histori në Emmy ‘Aëards’ këtë vit pasi rrëmbeu çimin për ‘Aktorin kryesor në një serial dramë’, duke u bërë ylli i parë koreano-jugor (dhe ylli i parë aziatik) që fitoi çmimin në këtë kategori.

Ylli i Squid Game, 49 vjeç, fitoi çmimin e lakmuar të ‘Emmy’ gjatë ceremonisë së së hënës të mbajtur në Teatrin Microsoft në Los Anxhelos.

Të nominuarit e këtij viti përfshinin Jason Bateman (Ozark), Brian Cox ( Suçession), Bob Odenkirk (Better Call Saul), Adam Scott ( Severance) dhe Jeremy Strong ( Succession).

Prezantuar nga Angela Bassett dhe Ariana DeBose, ylli hyri në histori si aktori i parë korean që fitoi në këtë kategori.“Faleminderit shumë,” tha ai, “Së pari do të doja të falënderoja Zotin lart.”

“Faleminderit akademisë së televizionit, faleminderit Netflix-it, faleminderit regjisorit Hwang (Dong-hyuk) për problemin real me të cilin përballemi të gjithë, të ardhur në jetë në mënyrë krijuese në ekran me një skenar të mrekullueshëm dhe pamje të mrekullueshme,” – Iu shpreh aktori.

“Faleminderit,” përfundoi ai, “Faleminderit ekipi i lojës Squid!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco