Zendaya rrëmben për herë të dytë çmimin si ‘aktorja kryesore’ në ‘Emmy Awards’ për serialin ‘Euphoria’

Zendaya rrëmben për herë të dytë çmimin si ‘aktorja kryesore’ në ‘Emmy Awards’ për serialin ‘Euphoria’

11:23, 13/09/2022
A+ Aa A-

Aktorja dhe modelja e njohur Zendaya ka rrëmbyer çmimin si aktorja kryesore në një serial dramatik, duke siguruar kështu fitoren e saj të dytë në ‘Emmy Awards’ në të njëjtën kategori.

Jodie Comer (Killing Eve), Laura Linney  (Ozark), Melanie Lynskey ( Jellowjackets ), Sandra Oh (Killing Eve) dhe Reese Ëitherspoon (The Morning Shoë) gjithashtu u nominuan për çmimin.

Zendaya, e cila më parë fitoi të njëjtin çmim në vitin 2020 për performancën e saj si Rue, pranoi trofeun nga prezantuesja Kelly Clarkson dhe vazhdoi të komplimentonte secilën prej të nominuarve të tjerë.

“Përshëndetje! Kjo do të thotë shumë. Faleminderit, faleminderit shumë. Uau. Për të gjitha aktoret e pabesueshme në këtë kategori, jam shumë e nderuar që jam pranë jush”, nisi Zendaya fjalimin e saj.

Faleminderit kastit dhe ekipit të jashtëzakonshëm të Euphoria’’, faleminderit që keni krijuar një hapësirë ​​kaq të sigurt për të bërë këtë shfaqje shumë të vështirë, ju dua shumë të gjithëve”- u shpreh ajo.

“Faleminderit Akademisë, faleminderit miqve dhe familjes sime, disa prej të cilëve janë këtu sonte”, vazhdoi Zendaya, duke qeshur kur një anëtare e audiencës brohoriti teksa përmendi miqtë dhe familjen. “Faleminderit Sam që ndau Rue-n me mua, faleminderit që besove në mua edhe në momentet kur nuk besoja në veten time”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco