Pete Davidson kopjon veshjen e Kanye West për paraqitjen e tij në ‘Emmy Awards’

Pete Davidson kopjon veshjen e Kanye West për paraqitjen e tij në ‘Emmy Awards’

10:09, 13/09/2022
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme, ylli i “SNL” Pete Davidson, bëri një paraqitje surprizë në ‘Emmy’s’ 2022 për të prezantuar çmimin për ‘serialin më të mirë komedi’, ndërsa u shfaq i veshur me një kostum që Kanye West e kishte veshur disa vite më parë.

28 vjeçari, kishte veshur një xhaketë gri Dickies “Eisenhower” me pantallona të së njëjtës ngjyrë dhe syze dielli të bardha – një veshje pothuajse identike me atë të veshur më parë nga West.

Reperi veshi të njëjtën xhaketë në të zezë ndërsa shoqëronte ish-gruan, Kardashian në Met Gala me temë “Camp” në vitin 2019.

Pamja e tij e nënvlerësuar ishte një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga vetja dhe drejt themelueses së Skims, e cila kishte veshur fustanin e mrekullueshëm të ‘Thierry Muggler’.

Pamja e saj seksi ishte një pikë polemike për çiftin, të cilët u grindën për veshjen në një episod të “Keeping Up With the Kardashians”, ku West i tha Kim: “Ti je gruaja ime dhe më ndikon kur fotot e tua janë shumë seksi.”

“Ti më ndërtove të jem ky person seksi dhetë kem  vetëbesim dhe të gjitha këto gjëra”, tha Kardashian në atë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco