Ricky Martin përballet sërish me akuza për abuzim seksual

Ricky Martin përballet sërish me akuza për abuzim seksual

15:03, 12/09/2022
A+ Aa A-

Problemet e Ricky Martin duket se po grumbullohen dita-ditës pasi ai tani po përballet me një ankesë të dytë për sulm seksual që u paraqit të premten e kaluar.

Reputacioni i Ricky-t mund të jetë dëmtuar për shkak të pretendimeve të nipit të tij se Ricky e ka sulmuar seksualisht, megjithatë, Ricky kohët e fundit e paditi nipin e tij për ato që ai tha sepse ishin akuza të rreme për abuzim seksual.

Image

Policia nuk ka dashur të bëjë të ditur emrin e personit

Ankesa u depozitua të premten në një stacion policie në San Juan, Porto Riko. Edëard Ramirez i cili është zëdhënësi i policisë iu drejtua shtypit dhe përmendi se informacioni duke përfshirë se kush e ka bërë ankesën dhe detajet e akuzave nuk janë publike, duke pasur parasysh natyrën e ankesës.

Dennis Yadiel Sanchez Martin është ai që ka paraqitur ankesën

Një person i cili nuk ishte i autorizuar për të diskutuar rastin konfirmoi se nipi i Martinit, Dennis Yadiel Sanchez Martin , bëri ankesën. Personi tha se ankesa nuk shkakton automatikisht një arrestim sepse incidenti i supozuar nuk është i fundit, duke shtuar se policia do të hetojë dhe përcaktojë nëse akuzat janë të justifikuara.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco