FOTO/ Njihuni me modelen 57-vjeçare që po çmend rrjetin

FOTO/ Njihuni me modelen 57-vjeçare që po çmend rrjetin

10:30, 12/09/2022
A+ Aa A-

Kush tha që në moshën 57-vjeçare një femër nuk mund të jetë seksi? Ish-  supermodelja  Polina Porizkova zbërthen perceptimet stereotipike të kufijve të moshës dhe dëshmon se një grua në këtë moshë nuk ka asgjë për të pasur zili nga dikush më e re.

Në një nga fotot e saj të fundit me bikini, në të cilën ajo është më mahnitëse dhe më seksi se kurrë, ajo flet për narcisizmin e të famshmëve dhe thotë se është “fajtore sa kushdo tjetër”.

Polina Porizkova në  vitet ’80 ishte një nga modelet më simpatike dhe më të suksesshme.

Në moshën 18-vjeçare, ajo u bë modelja e parë nga Evropa Qendrore që pozoi për kopertinën e Sports Illustrated’s Swimsuit Issue. Në vitin 1988, ajo u bë modelja më e paguar për një bashkëpunim në histori kur nënshkroi një kontratë 6 milionë dollarësh me Estée Lauder. Sot ajo është 57 vjeçe dhe është e vendosur të mos konsiderohet “e padukshme”.

Kjo shihet edhe nga llogaria e saj personale në Instagram, teksa herë pas here poston foto në rrjetet sociale, në të cilat shfaq figurën e saj perfekte.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco