Barack Obama presidenti i dytë në botë që fiton një Emmy

Barack Obama presidenti i dytë në botë që fiton një Emmy

11:21, 04/09/2022
A+ Aa A-

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, fitoi Emmy-n e tij të parë për rrëfimin e tij në dokumentarët pesë pjesësh të Netflix.

Obama bëhet presidenti i dytë që fiton një Emmy, pas Dwight Eisenhower, të cilit iu dha një çmim në vitin 1956 ndërsa ishte ende në detyrë, dhe i pari që fitoi një çmim konkurrues për një projekt të caktuar televiziv.

 

Ai kishte përballë vetes disa konkurrentë tepër të fortë si Kareem Abdul-Jabbar, David Attenborough, W. Kamau Bell dhe Lupita Nyong’o.

Sakaq, Obama nuk ishte i pranishëm gjatë ndarjes së çmimeve dhe Akademia e pranoi në emër të tij.

 

Seriali me dokumentarët, i cili filloi në prill, është pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare të filmit dhe televizionit që Obama dhe bashkëshortja e tij, Michele arritën me Netflix në 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco