Madonna e penduar për dy martesat e saj, ylli i popit bën deklaratën e bujshme

Madonna e penduar për dy martesat e saj, ylli i popit bën deklaratën e bujshme

14:02, 01/09/2022
A+ Aa A-

Madonna ka rrëfeyer se është penduar për të dyja martesat e saj.

Në një video të publikuar në YouTube, këngëtarja u pyet se cili vendim në jetën e saj “nuk ishte ideja më e mirë”. Madonna nuk hezitoi të përgjigej duke thënë: “Të martohesh. Të dyja herët!”

Madonna ishte e martuar me Sean Penn nga 1985 deri në 1989 dhe me Guy Ritchie nga 2000 deri në 2008.

Image

64 vjeçarja ndan vajzën Lourdes, 25 vjeç, me Carlos Leon dhe djalin Rocco, 22 vjeç, me Ritchie. Ajo adoptoi gjithashtu fëmijët Mercy dhe David, të dy 16 vjeç, dhe binjakët Estere dhe Stelle, 10 vjeç.

Image

Ndërsa ajo është e rrethuar vazhdimisht nga fëmijët e saj, Madonna pranoi në video se seksi nuk është vetëm kënaqësia e saj e preferuar, por edhe “obsesioni” i saj aktual.

Vetëm pak javë më parë, në ditëlindjen e saj të 64-të, Madonna u shfaq në rrjetet sociale duke shkëmbyer puthje pasionante me dy gra të tjera në Itali.

Image

“Puthjet e ditëlindjes me k*rvat e mia”, ka shkruar ajo krahas videos , e cila tregonte grupin duke festuar për ditëlindjen e saj.

Image

     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco